Kush jemi ne
Ne jemi një kompani e prodhimit dhe tregtimit të mobilieve në qytetin e Vlorës. Historia jonë filloi në 1991 si shitës me pakicë i produkteve ushqimore. Ne filluam të shesim mobilie në vitin 2000. Aktiviteti ynë përfshin tregtimin e divanëve, këndeve, kolltukëve, karrigeve, tavolinave, karrigeve dhe mobilieve me porosi si dhoma gjumi, kuzhina, rafte, stenda TV, dyshekë, minibare, etj. Kompania jonë ka një partneritet ekskluziv me Cavallo Sofa, një markë e regjistruar që eksportohet në tregun evropian.
Përse ne?

Cilësia
Ne mendojmë se cilësia duhet të jetë e drejtuar kryesisht nga klientët, kështu që sigurohemi që klientët tanë të blejnë atë që u nevojitet.

Funksionaliteti
Materialet, ngjyrat dhe pëlhurat mund të kombinohen në shumë mënyra për realizimin e opsioneve të ndryshme të projektimit, por në fund dizajni pa funksionalitet nuk ka asnjë vlerë.

Çmimet e arsyeshme
Ne synojmë që gjithmonë të përqafojmë ndryshimet dhe të inkurajojmë inovacionin, duke siguruar në këtë mënyrë çmime të përballueshme për klientët tanë pa sakrifikuar cilësinë.

Zgjidhje të personalizuara
Ne ofrojmë dizenjo, modele e mobilie të personalizuara të krijuara për të përmbushur nevojat e shtëpisë tuaj për sa i përket stilit dhe hapësirës.

Transporti falas
Mobiliet dërgohen në shtëpinë tuaj me transport falas vetëm kur ju i porosisni ato nga Mobileri Aliko.

Montimi falas
Ekipet tona të transportit janë të trajnuar të ofrojnë montim të sigurt për mobiliet që ju porosisni.